Inter, Blanc ose Mazzarri për të ardhmen

20/02/2012 11:00

Pas humbjes së të shtunës kundër Bolonjës, Massimo Moratti nuk ka folur me trajnerin Claudio Ranieri. Një sinjal i qartë ky që presidenti zikaltër nuk duron dot më këtë gjendje të Interit.

Një humbje me Olimpikun e Marsejës në Ligën e Kampioneve do të thonte një shkarkim i menjëhershëm i teknikut italian pa pritur ndeshjen e kthimit. Zgjidhja deri në fund të sezonit do të ishte: Beppe Baresi në stol dhe Luis Figo si ndihmës.

Gjithsesi, për momentin drejtuesit zikaltër presin që ndeshja ndaj Marsejës të shkojë mirë, por nuk harrojnë edhe të ardhmen.

Moratti po mendon për dy alternativa që nuk janë të kushtueshme: Laurent Blanc, trajner i kombëtares franceze dhe ish-mbrojtës i zikaltërve dhe Walter Mazzarri, trajner i Napolit.

Ky i fundit është alternativë më e pëlqyeshme sepse është i gatshëm që të nisë revolucionin me grupin drejtues aktual që disponon Inter.

Zikaltërit kanë pësuar tre humbje radhazi në Serinë A: nga Roma (4-0), nga Novara (0-1) dhe nga Bolonja (0-3). Në këtë mënyrë kanë zbritur në vendin e shtatë me 36 pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA