Afganistan, vdesin tre ushtarë italianë

20/02/2012 10:00

Një aksident rrugor i ka kushtuar jetën tre ushtarëve italianë në Afganistan në mëngjesin e ditës së hënë. Aksidenti ka ndodhur në Shindand.

Ushtarët ishin duke shkuar për të ndihmuar një njësi të bllokuar nga kushtet e këqija të motit kur mjeti është kthyer përmbys duke zënë brenda pasagjerët.

Të tre ushtarët me kombësi italiane që kanë qenë në bord nuk kanë arritur të mbijetojnë.

Afganistan, rrëzohet helikopteri, 6 ushtarë të vdekur

Një muaj më parë, gjashtë ushtarë të NATO-s janë vrarë në një aksident me helikopter në Afganistan, rrëzimi më i e keq ky që prej atij që vrau 30 ushtarë gushtin e kaluar.

NATO-ja në një deklratë tha se helikopteri ishte duke zbritur në jug të vendit.

Gjithashtu, në gusht të 2011, 30 ushtarë, duke përfshirë edhe 22 komando të US Navy Seal, vdiqën në një aksident me helikopter në lindje të Afganistanit.

Ata ishin në bordin e një helikopteri Chinook që u rrëzua në provincën e Vardakut, në perëndim të Kabulit. Zyrtarët, dëshmitarët dhe talebanët thanë se helikopteri u qëllua nga kryengritësit gjatë një luftimi.

Top Channel