Milani fitoi në transfertë ndaj Cezenës me rezultatin 3-1 dhe u rikthye në krye të Serisë A duke lënë një pikë pas Juventusin që fitoi mbrëmjen e së shtunës ndaj Katanias po me të njëjtin rezultat.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 29 nga Muntari. Dy minuta më vonë Emanuelson dyfishon, ndërsa 10 minuta nga nisja e pjesës së dytë, Robinho shënon dhe golin e tretë. Goli për vendasit u shënua në minutën e 65 nga Pudil.
Romës i mjaftoi një gol i Borini-t në minutën e 26 të takimit për të marrë një trepikësh me mjaft vlerë ndaj Parmës, ndërsa në takimet e tjera të luajtura në orën 15:00, Lece shkatërroi Sienën 4-1, Kievo befasoi Xhenoan në shtëpi 1-0 dhe Novara-Atalanta ndanë nga një pikë pas rezultatit të bardhë 0-0.
Në mbrëmje luhen dy ndeshjet e tjera me mjaft interes për renditjen në vendet e para të Serisë A, ajo mes Palermos dhe Lacios dhe Udinezes që pret Kaljarin.
Top Channel