Oliver Ivanovic, sekretari shtetëror për Kosovën,  ka thënë se të hënën do të merret vendimi nëse do të ketë vazhdim të bisedimeve me Prishtinën, më 21 shkurt.

“Ne kemi propozuar që në përfaqësimin e Kosovës të përmendet Rezoluta 1244, ndërsa Prishtina kërkon që të qëndrojë vlerësimi i GJND-së dhe diçka tjetër”, ka thënë ai për “Blic”.

“Të hënën edhe një herë do të shqyrtojmë nëse ka përafrim të qëndrimeve. Nëse nuk heqim dorë nga qëndrimet tona, nuk është nevoja të takohemi”, shtoi Ivanovic.

Raundi i ri i bisedimeve Kosovë-Serbi, ku parashikohet të diskutohet përfaqësimi rajonal i Kosovës në forumet ndërkombëtare dhe realizimi i marrëveshjeve të arritura më herët është përcaktuar të mbahet të martën.

Mirëpo, siç raportojnë sot mediat serbe, është shumë e paqartë nëse do të mbahen këto bisedime. Prishtina nuk është e kënaqur me modelin për përfaqësimin e Kosovës, të cilin e propozon Beogradi, sado qo ndërmjetësi Robert Cooper iu ka sugjeruar kosovarëve që ta pranojnë këtë model.

Top Channel