Bundesliga, Dortmund thellon avantazhin në krye

19/02/2012 00:00

Borussia Dortund fitoi 1-0 ndaj Hertës së Berlinit dhe mban vendin e parë në klasifikimin e Bundesligës.

Për kampionët në fuqi të Gjermanisë autori i golit ishte Kevin Grosskreutz, në pjesën e dytë.

Me këtë trepikësh Borussia Dortmund arrin kuotën e 49 pikëve duke u shkëputur e vetme në krye.

Bayern Munchen renditet në vendin e tretë tashmë me 46 pikë pas barazimit pa gola në transfertën e Frajburgut.

Bavarezët u kaluan në renditje nga Borussia Monchengladbach, ndjekësja më e afërt me tre pikë diferencë në vendin e dytë.

Top Channel