Katër vjetori i pavarësisë së Kosovës është shënuar edhe në Maqedoni. Ambsadori kosovar në Shkup Skënder Durmishti, organizoi një pritje për këtë ditë. Mirëpo edhe pse Maqedonia ka njohur pavarësinë e Kosovës tre vite më parë, politikanët maqedonas duke nisur nga presidenti Gjorgje Ivanov dhe kryeministri Nikolla Gruevski kanë bojkotuar këtë pritje.

Paravërisht kësaj, ambasadori Durmishi në fjalën e tij tha se Kosova respekton fqinjët e saj.  

“Na gëzon pa masë fakti se po shtohet numri i vendeve që e kanë të qartë se Kosova po ndërton shoqërinë multientike me standarde të avancuara demokratike dhe me të drejta të barabarta për të gjitha komunitetet, me respekt për të gjithë fqinjët e saj. Rajoni ka nevojë për stabilitet dhe prosperitet rruga e duhur për të cilën është ajo e integrimeve euroatlantike”, tha Skënder Durmishi, ambasador i Kosovës në Maqedoni.

Ndryshe nga kolegët maqedonas, politikanët shqiptarë kanë qenë të pranishëm në këtë koktej. BDI është përfaqësuear nga kreu i saj Ali Ahmeti i shoqëruar nga ministra dhe deputet ndërsa present në këtë pritje kanë qenë edhe deputetët e PDSH-së dhe RDK-së.

Maqedonia njohu pavarësinë e Kosovës më 9 tetor të vitit 2008.

Top Channel