Fakti që Serbia mund të ulë levën e tranzitit të energjisë elektrike ka
frikësuar shumicën e shteteve në rajon se do të ngelin në errësirë.

Korporata Elektroenergjetike e Serbisë është një nga më të fuqishmet në rajon, pas Bullgarisë e cila ka qendrën nukleare të saj. Megjithatë, Serbia thotë se nuk ka prekur tranzitin, por thjesht energjinë e saj nuk mund ta shesë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme. Janë mbi 40 kompani vendore e ndërkombëtare që blejnë nga Serbia, e më pas i shesin shteteve të tjera.

Vetë Korporata nuk bën marrëveshje me industritë e shteteve tjera, por ka mundësi që shumë shtete shfrytëzojnë energjinë serbe. Zëvendësdrejtori i Korporatës Serbe EPS, Zoran Manasijevic, në shtetin e tyre kanë kursyer energjinë duke mbyllur kompanitë e ndryshme, fabrikat dhe ata që tërheqin më shumë. Janë mbyllur rreth 1500 kompani për të kursyer në favor të qytetarit.

“Serbia ka një numër të madh kufijsh dhe në çdo kufi ka kalim ndërkufitar të energjisë që ndahet mes shteteve. per shembull, mes Kroacisë dhe Serbisë tani janë 500 MW, 250 i takojnë Serbisë dhe 250 Kroacisë, me Rumaninë kemi 750 që ndahen, me Hungarinë 800 e kështu me radhë. Ne nuk prekim MW që i takojnë shteteve tjera. Tranziti ekziston ende dhe funksionon, por ne kemi marrë pjesën tonë. Kemi detyrime ndaj konsumatorëve tanë”, thotë zëvendësdrejtori i EPS, Zoran Manasijevic.

Ndryshimi mes të prodhimit dhe konsumit është rreth 20-25 milionë KW/h energji më shumë se sa mundësitë. Ndërsa për shkak se prodhimi bazohet në ujin e lumenjve mundësitë janë të vogla. EPS thotë se nuk u shet shteteve energji, e as Shqipërisë. Këtë e bëjnë tregtarët që merren me shitjen e energjisë.

“Ne e shohim se në cilët kufij kalon energjia, por nuk na intereson adresa e fundit. Të vetmen marrëveshje e kemi me Malin e Zi që është arritur kur shtetet kanë qenë bashkë, nuk kemi marrëveshje direkt me shtetet. Ai që e blen e shet ku të dojë. Por, energjia shkon gjithandej dhe sigurisht një pjesë shkon edhe në Shqipëri, nuk ka dilemë”, tha Manasijevic.

Manasijevic, thotë se megjithatë tërë rajoni është importues i energjisë, përfshirë edhe vetë Serbinë. Sipas tij, problemi duhet zgjidhur duke financuar projekte të përbashkëta, por edhe projektet që duhet të ndriçojnë janë nën errësirën e politikës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA