Nënsekretari amerikan i Shtetit, William Burns qëndron të shtunën për
një vizitë në Kosovë, ku do të takohet me një sërë autoritetesh.

Sipas “REL”, Burns do të takohet me presidenten Atifete Jahjaga dhe kryeministrin Hashim Thaçi.

Gjithashtu, ai do të nënshkruajë një marrëveshje me ministrin e Jashtëm Enver Hoxhaj, atë për Statusin e Forcave, të njohur ndryshe si SOFA.

Mësohet se zyrtari i lartë amerikan do të vizitojë edhe komunën kosovare me shumicë serbe, Graçanicën, ku do të takohet me peshkopin Teodosje në manastirin e qytetit.

Vizita e Burns vjen në një moment kur Brukseli po përpiqet të nxisë Kosovën dhe Serbinë të rifillojnë dialogun, por megjithatë temat e bisedimeve me autoritetet kosovare nuk dihen.

Bisedimet Prishtinë-Beograd kanë mbetur të bllokuara për shkak se palët nuk bien dakord mbi mënyrën e përfaqësimit të Kosovës në nismat rajonale.

Dy ditë më parë, shefi i ekipit negociator serb, Borisllav Stefanoviç akuzoi palën kosovare se nuk është aspak elastike dhe fleksibël në proçesin e bisedimeve.

Kjo, pasi qeveria e Prishtinës refuzon opsionet e Beogradit që në nismat rajonale të prezantohet në bazë të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Më herët gjatë muajit kryeministri Hashim Thaçi deklaroi në Parlament se rezoluta 1244 është e tejkaluar dhe se shteti i Kosovës është i përjetshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA