Prej vitesh tashmë aktiviteti i bastvënieve të paligjshme dhe trukimi i ndeshjeve, kryesisht në futboll ka zhvendosur qendrën e vet në Azinë e largët, e vecanërisht në Kinë.
Dhe në të tilla aktivitete nuk kanë mbetur pa u përfshirë edhe zyrtarë të lartë të futbollit kinez. Në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe për një futboll të pastër e të patrukuar, autoritetet kineze ndërmorën disa muaj me parë një operacion ku përfunduan në pranga dhjetra drejtues të lartë të federatës vendase të futbollit.
Ditët e fundit, gjykatat kineze shpallën dënimet për përsonat e përfshirë në skandal, shumica e të cilëve dolën fajtorë për akuzën e korrupsionit.
Agjencia e lajmeve, Kina e Re njoftoi se Yang Yimin, ish-zv/president i federatës së futbollit në Kinë u dënia me 10 vjet burg, Zhang Jiangqiang, ish-dizenjator i arbitrave me 12 vjet burg. Ata kishin përfituar rreth 30 mijë euro secili në mënyrë të paligjshme në këmbim të manipulimit të rezultatit në 24 ndeshje futbolli në kampionatit vendas.
Autoritetet kineze i kanë shpallur luftë prej disa vitesh trukimit të ndeshjeve. Megjithatë ato pranojnë se ka shumë punë për të bërë në këtë drejtim, kryesisht ndaj organizatave që veprimtarinë e tyre e ushtrojnë kryesisht me fiksimin e ndeshjeve në Lindjen e Mesme, Europën Lindore dhe në Amerikën Latine, por që bazat i kanë në Kinë.
Top Channel