“Dëboni më në fund grekët nga euroja!”. Revista prestigjoze gjermane “Bild” ka sulmuar kështu Athinën dhe në versionin e saj online ka publikuar fotot që qarkullojnë në Greqi, me kancelaren Merkel dhe ministrin Schaeuble me uniformë naziste.

“Edhe pak duhet që ekonomia e shkatërruar greke të eksportohet jashtë shtetit. Por në një fushë grekët janë kampionë të eksporteve: fyerjet, ofendimet dhe dhuna verbale që përdorin”, shkruan tabloidi gjerman.

“Bild” replikon ndaj fjalëve të përdorura nga presidenti grek Karolos Papoulias, që në ditët e fundit ka sulmuar Wolfgang Schaeuble, si dhe akuzon Greqinë për mosmirënjohje.

Përfundimi i artikullit të ashpër është: “Greqia, vjen koha për t’i thënë lamtumirë euros”. “Gjermania u ka dhënë mbi 20 miliardë euro ndihmë grekëve nga viti 2010 dhe për 30 miliardë të tjerë duhet të vendoset të hënën”, shkruan tabloidi.

“Bild” kujton se kancelarja Merkel dhe ministri i Financave Schaeuble kanë negociuar për një kohë të gjatë dhe sipas saj falenderimi i presidentit grek nuk ishte ai që pritej.

“Unë nuk pranoj që vendi im të ofendohet nga zoti Schaeuble. Kuësh është ky zotëri që tallet me Greqinë?”, deklaroi Papoulias pak ditë më parë.

“Prandaj, është koha që grekët më në fund të dëbohen nga euroja”, shkruan më tej “Bild”, që citon politikanë të ndryshëm gjermanë të koalicionit qeverisës, që mendojnë se e ardhmja e Athinës nuk është në monedhën e përbashkët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA