Nagip Taipi, gazetar nga Bujanoci, ka vendosur të kursejë 60 euro për sigurimin e makinës dhe shpenzimet e karburantit për të festuar Ditën e Pavarësisë në Kosovë.

Ai në të ftohtë e ka ndërtuar “Nju Bornin” me dëborë në sheshin kryesor të këtij qyteti të banuar me shqiptarë në Serbi dhe ka bërë Kosovën e tij.

Është bërë atraksion punimi i tij dhe dëshira për të qenë më afër me shqiptarët e tjerë, ndonëse vullneti i shqiptarëve të Luginës së Preshevës është ngrirë pak që pas marrëveshjes për lëvizje të lirë që për ironi i ka bllokuar shqiptarët në Serbi për shkak të taksave të larta.

“Ky është një apel për qeverinë e Kosovës për taksën e kalimit dhe ky është një detyrim i shtetit të Kosovës, që pasi ne nuk po mundemi të festojmë me shetatsit tanë”, thotë Taipi.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës festojnë çdo festë shqiptare dhe i japin rëndësi atyre, ndonëse për vete nuk mund të përdorin asnjë simbol kombëtar.

Monumenti prej dëbore është i pari element i Kosovës në Serbi. Por, edhe simbolizon shpresën e shqiptarëve dhe pasigurinë në pritje të dellit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA