Aksident i rëndë në Kosovë, kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur Hapet një llogari bankare, në emër të Amsera Rekës, vajzës së mbijetuar nga fatkeqësia natyrore në Restelicë të Dragashit.
Daja i saj Sinan Bali, bëri të ditur për Top Channel, se kushdo që është i interesuar të kontribuoje për një jetë më të mirë për Amserën mund të jape dicka në këtë mënyrë. Sa i përket përkujdesjes për vajzën, familjarët thonë se kjo akoma nuk është vendosur.
“Për momentin ka të afërm. Normalisht do të kujdesemi për të, derisa të vendoset për kujdestarinë”, thotë daja i saj Bali.
Amsera eshte 5-vjeçare dhe pavaresisht fatkeqesise, qe i mori dy prinderit ajo nuk eshte e vetme. E rrethuar nga njerez qe e duan Amsera edhe nje jave pas tragjedise nuk e sjell neper mend e as nuk flet per ate qe ka ndodhur.
Familjarët hodhen poshte lajmet se prindërit e Amserës ishin shtetas të Maqedonisë, duke përjashtuar kështu mundësinë që përkujdesja e saj mund t’i takoje ketij shteti. Ata po kështu i kanë thënë jo ofertës së presidentit serb Boris Tadiç.
“Amsera Reka është shtetase e Kosovës, është e lindur në Dragash”, shton daja e saj.
Sipas dajës së vogëlushes deri më tani nuk ka pasur ndonjë interesim nga shteti i Kosovës, përveç shumës së dhene nga presidentja Atifete Jahjaga dhe aksionit të FSK-së për çka ata janë shumë mirënjohës.
Top Channel