Hapet një llogari bankare, në emër të Amsera Rekës, vajzës së mbijetuar nga fatkeqësia natyrore në Restelicë të Dragashit.

Daja i saj Sinan Bali, bëri të ditur për Top Channel, se kushdo që është i interesuar të kontribuoje për një jetë më të mirë për Amserën mund të jape dicka në këtë mënyrë. Sa i përket përkujdesjes për vajzën, familjarët thonë se kjo akoma nuk është vendosur.

“Për momentin ka të afërm. Normalisht do të kujdesemi për të, derisa të vendoset për kujdestarinë”, thotë daja i saj Bali.

Amsera eshte 5-vjeçare dhe pavaresisht fatkeqesise, qe i mori dy prinderit ajo nuk eshte e vetme. E rrethuar nga njerez qe e duan Amsera edhe nje jave pas tragjedise nuk e sjell neper mend e as nuk flet per ate qe ka ndodhur.

Familjarët hodhen poshte lajmet se prindërit e Amserës ishin shtetas të Maqedonisë, duke përjashtuar kështu mundësinë që përkujdesja e saj mund t’i takoje ketij shteti. Ata po kështu i kanë thënë jo ofertës së presidentit serb Boris Tadiç.

“Amsera Reka është shtetase e Kosovës, është e lindur në Dragash”, shton daja e saj.

Sipas dajës së vogëlushes deri më tani nuk ka pasur ndonjë interesim nga shteti i Kosovës, përveç shumës së dhene nga presidentja Atifete Jahjaga dhe aksionit të FSK-së për çka ata janë shumë mirënjohës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA