Mourinho: Kënaqem me 1 pikë diferencë në fund

17/02/2012 18:15

“Do më pëlqente ta fitoja kampionatin që nesër, por nuk është e mundur. Gjithashtu nuk besoj se mund ta fitoj para ndeshjes në Camp Nou ndaj Barcelonës sepse është budallallëk të mendosh që mund të lëmë 15 pikë prapa rivalin tonë direkt. Do isha i lumtur edhe po ta fitoja kampionatin me vetëm 1 pikë diferencë.”

Kështu u shpreh Jose Mourinho në konferencën e shtypit para ndeshjes që Real Madrid do të luajë ndaj Racing Santander, të shtunën në orën 20.00.

Në lidhje me diferencën prej 10 pikësh që kanë madrilenët ndaj katalanasve, Mourinho tha: “Është një diferencë e kënaqshme, por Barcelona mund të fitojë disa ndeshje radhazi dhe nëse ne humbim do të jemi në telashe. Do të vazhdojmë të stërvitemi dhe të luajmë çdo ndeshje si të ishte e fundit.”

Në lidhje me vazhdimësinë e tij si teknik i Real Madrid, Mourinho deklaroi: “Unë nuk stresohem nga puna si trajner edhe pse thuhet se të jesh në pankinën e Realit të konsumon shumë. Unë stresohem kur jam pa punë. E mbaj mend shumë mirë vitin 2007 kur ndenja disa muaj pa futboll. Ishin muajt më të vështirë që kam kaluar.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA