Milan, 1 muaj stop për Seedorf
17/02/2012 16:35
Lajme të këqia për Milanin. Clarence Seedorf do të qëndrojë një muaj jashtë fushave për shkak të dëmtimit të pësuar në ndeshjen ndaj Arsenalit.
Mesfushori hollandez ka pësuar një tërheqje në kofshën e këmbës së djathtë si pasojë e së cilës e la takimin e Ligës së Kampioneve vetëm 10 minuta pasi kishte filluar loja.
Javën e ardhshme priten vizita të tjera mjekësore për të saktësuar periudhën e riaftësimit të numrit 10 të kuqezinjve.
Gjithashtu Milani është i shqetësuar për Philippe Mexes, i cili e la stërvitjen e sotme për një dëmtim në kavilje që mendohet se është një ndrydhje.
Top Channel