Khedira fut në burg tre gazetarë

17/02/2012 10:40

Autoritetet tuniziane arrestuan tre gazetarë, pasi ata publikuan disa fotografi “imorale” të mesfushorit Sami Khedira, në median ku punonin.

Ata përcollën në gazetë imazhet në të cilën futbollisti i Realit të Madridit dhe Gjermanisë shfaqet së bashku me gruan e tij pothuajse të zhveshur.

Gazetarët rrezikojnë të dënohen deri me disa vjet burg, nëse do të shpallen fajtorë për “inkurajimin” e imoralitetit.

Veprimi është dënuar ashpër nga Federata e Gazetarëve Ndërkombëtarë. “Arrestimi tre gazetarëve është një provë e qartë e mungesës së një shtypi të lirë në Tunizi”, u shpreh presidenti i këtij organizimi, Jim Boumelha.

”Publikimi i një fotografie të vetme nuk përbën reklamë për një stil të caktuar jete”, theksoi ai.

Sami Khedira, një futbollist i kombëtares gjermane, është shumë i famshëm në Tunizi, vendi i tij i origjinës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA