Juventus, Del Piero nuk grumbullohet

17/02/2012 19:55

Alessandro Del Piero do të mungojë në ndeshjen që Juventus do të zhvillojë ndaj Catanias të shtunën, në orën 20.45. Kapiteni bardhezi nuk është grumbulluar nga Antonio Conte për shkak se nuk është stërvitur si pasojë e një gjendjeje gripale.

Gjithsesi, nëse sulmuesit veteran do t’i ulet temperatura mund të bashkohet me grupin disa orë para ndeshjes.

Mungesë tjetër për bardhezinjtë do të jetë edhe mesfushori Arturo Vidal, i skualifikuar.

Përsa i përket të rekuperuarve, Simone Pepe do të jetë në dispozicion pasi ka lënë pas dëmtimin në kavilje.

Ja lista e futbollistëve juventinë të grumbulluar nga tekniku Antonio Conte:

Buffon, Chiellini, Caceres, Pepe, Marchisio, De Ceglie, Manninger, Vucinic, Barzagli, Elia, Quagliarella, Bonucci, Padoin, Pirlo, Borriello, Giaccherini, Lichtsteiner, Estigarribia, Storari, Matri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA