Homazhe për Ibrahim Rugovën

17/02/2012 00:00

Me rastin e 4-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, drejtues të shtetit dhe të partive politike kanë bërë homazhe tek varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Po ashtu, edhe drejtues të Lidhjes Demokratike të Kosovës, parti e cila drejtohej nga Rugova deri në janarin e vitit 2006, bënë homazhe në varrezat e lagjes Velania në Prishtinë.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri kujtoi kontributin e Rugovës në ndërtimin e shtetit të Kosovës.

“Në një ditë si kjo sot ne e përkujtojmë LDK-në si parti, si anëtarësi dhe ai mbetet në zemrat e qytetarëve, mbetet simboli i pavarësisë dhe nuk duhet që figura e tij të kujtohet një herë në vit, në ditë si kjo, por më shpesh. Ai ka bërë atë që ishte synimi i qytetarëve tanë”, deklaroi Beqiri.

Po ashtu, me rastin e 17 shkurtit, homazhe janë bërë edhe tek varrezat e dëshmorëve për të nderuar veprën e tyre në rrugëtimin për pavarësi.

Top Channel