Hleb transferohet tek një ekip modest rus

17/02/2012 17:50

Alexander Hleb, ish-futbollist i Arsenalit dhe Barcelonës, ka firmosur të premten një kontratë me Krylia Sovietov, një ekip modest në kampionatin rus të futbollit. Lajmin e ka bërë të ditur klubi rus në një komunikatë.

Futbollisti bjellorus ka udhëtuar në Hollandë ku Krylia është duke kryer fazën përgatitore në kuadër të rifillimit të kampionatit rus në 3 mars pas tre muajsh pushimi dimëror.

Krylia Sovietov renditet në vend të katërt nga fundi në kampionat dhe gjatë dy muajve të ardhshëm do t’i duhet të luftojë për mbijetesë në kategorinë e parë.

30-vjeçari Hleb nuk ka arritur të shfaqë formën e jashtëzakonshme që gëzoi tek Arsenali që kur u transferua tek Barcelona në sezonin 2008-2009. Bjellorusi ka luajtur për Bate Borisov (1999-2000), Stuttgart (2000-2005) dhe Arsenal (2005-2008) para se të blihej nga katalanasit.

Dëmtimet nuk e lejuan atë të shfaqte lojën më të mirë duke mos shënuar asnjë gol në 26 takimet e zhvilluara në Spanjë.

Më pas, Hleb luajti i huazuar sërish për Stuttgart e nga Gjermania kaloi tek Birmingham e më pas tek Wolfsburg ku luajti deri në fund të vitit që lamë pas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA