Muzeu antik i Olimpit në Greqi u grabit mëngjesin e së premtes nga persona të armatosur, bënë të ditur burimet zyrtare.

Disa dhjetëra vepra mijëravjeçare, me vlerë të jashtëzakonshme kulturore, janë tashmë në duar të personave të paidentifikuar. Në tregun e zi, veprat mund të shiten për miliona euro.

Olimpi është vendi ku kanë lindur Lojrat Olimpike. Një zëdhënës i policisë pranoi se “vepra me vlerë të pallogaritshme” janë vjedhur, por nuk dha detaje të tjera.

Ministri i Kulturës, Pavlos Geroulanos ka paraqitur dorëheqjen e tij, informoi televizioni shtetëror. Dy meshkuj të armatosur hynë në muze pa vështirësi, duke ndeshur vetëm në qëndresën e dobët të rojes së vetme të muzeut, një grua.

Shumica e kryeveprave të grabitura janë statuja bronxi apo qeramike. Olimpia e vjetër, në Greqinë Perëndimore, konsiderohet si një prej qëndrave më të rëndësishme kultore të vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA