Manchester United mundi Ajaksin në Amsterdam 0-2 në ndeshjen e parë të fazës së 1/8 të Ligës së Europës.
Shënoi për Junaited, Ashley Jang në të 59-ën dhe Hernandez në të 85-ën.
Skuadra tjetër e Manchesterit, City ka përmbysur rezultatin duke mposhtur 1-2 në Portugali, Porton. Autogoli i Pereiras dhe goli i Agueros janë një avantazh shumë i madh për ekipin e Mancinit në ndeshjen e ardhshme.
Lacio nuk arriti do të përballojë Atletikon e Madridit, pasi u mund në Romë 1-3. Mungesat e shumta në radhët e lacialëvë nuk ndihmuan në frenimin e Falcaos, që nga ana e tij shënoi një dygolësh. Megjithatë ishte Lacio që kaloi e para në avantazh me Klosen në të 20-ën që shfrytëzoi një gabim të portierit kundërshtar. Por reagimi i spanjollëve është i menjëhershëm, barazon Lopez në të 25-ën dhe më pas Falcao u jep avantazhin në të 37-ën. Në një kundërsulm gjatë pjesës së dytë Falcao shënon sërish në minutën e 64-t.
Ka fituar edhe skuadra tjetër iberike, Valencia e cila mposhti 0-1 Stike City falë supergolit të Mehmet Topal.
Top Channel