Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka vizituar Bashkinë e Rrëshenit për të ndjekur situatën e krijuar nga reshjet e shumta të dëborës, ku për pasojë shumë zona kanë mbetur të bllokuara.
Në takimin me autoritetet vendore, kryeparlamentarja u informua mbi masat e marra në zgjidhjen emergjente të situatës ndërsa garantoi gatishmërinë e të gjitha mjeteve dhe shërbimeve në ndihmë të banorëve.
Zonja Topalli u shpreh se “Kjo është një situatë që nuk është parë prej dekadash. Kjo situatë është më e rëndë se ajo e vitit 1985. Dëbora është në lartësi më të madhe, temperatura janë më të ulëta se sa në vitin ‘85. Beteja jonë është me motin, ndaj dhe nuk mund të mendohet se mund të pushojë tani afër”, tha Kryetarja e Kuvendit.
Vëmendje të veçantë, Kryetarja e Kuvendit i kushtoi gjithashtu situatës së krijuar në Orosh, Fan dhe Selitë duke theksuar se duhet një kujdes maksimal nga ana e vet banorëve për të pastruar çatitë dhe oborret.
Jozefina Topalli kërkoi nga autoritetet vendore që ata të listojnë shërbimet për të cilat ata kanë nevojë dhe çdo ndihmë ndaj tyre do të sigurohet menjëherë.
Top Channel