Spanja kalon në recension

16/02/2012 15:20

Ekonomia spanjolle ka kaluar në recension për herë të parë pas dy vitesh, duke rritur frikën se vendi po i drejtohet një krize të thellë.

Të dhënat zyrtare treguan se PBB i vendit iberik ka regjistruar një rënie prej 0,3% në semestrin tetor-dhjetor, që pasuan tre muaj stanjacioni.

Shpenzimet familjare gjithashtu janë reduktuar me 1,1%, ndërsa besimi i konsumatorëve është më i ulët se kurrë.

Spanja është shteti me papunësinë më të lartë midis vendeve të Eurozonës, por tashmë është kaluar edhe kuota e pesë milionë të papunëve.

Nga 4,9 milionë spanjollë të rritur të paaftë për të gjetur një punë, shifra në dhjetor ka shkuar në 5,3 milionë.

Pavarësisht shifrave kritike, ekspertët thonë se rënia e dukshme në semestrin e fundit të 2011-s mund të jetë edhe rrjedhojë e masave të reja të kursimit të qeverisë së Kryeministrit Mariano Rajoy.

Njëra prej masave të para të tij pas ardhjes në pushtet ishte shkurtimi i 8,9 miliardë eurove nga buxheti, si dhe rritja e menjëhershme e taksës.

Më parë gjatë javës, Zyra Europiane e Statistikave publikoi të dhënat e fundit për ekonomitë europiane, ku evidentohej një rritje surprizë e Francës, ndërsa Gjermania mbetej në stanjacion.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA