Simulon…arbitri

16/02/2012 00:00

Në futboll nuk simulojnë vetëm futbollistët, por edhe arbitrat. Një rast i tillë u vertetua në ndeshjen e Lierse, skuadër që luan në kampionatin belg dhe protagonist u bë gjyqtari anësor Fredrik Geldhof.

Ky i fundit në një moment të takimit u shtri në tokë sikur kishte marrë një goditje të fortë.

Futbollistët dhe arbitri kryesor shkuan menjëherë në drejtim të tij të shqetësuar, por rezultoi se gjendja nuk ishte ajo që u paraqit. Një prej futbollistëve të Lierse tregon se nga tribuna u pa të hidhej një copë kartoni në drejtim të Geldhof.

‘U godita nga një objekt dhe mendova se ishte një copë akulli. Isha konfuz dhe mendova se do të humbisja ndjenjat. Vetëm më vonë mësova se ishte një copë kartoni. Janë gjëra me të cilat nuk bëhet shaka”, tregon Geldhof pas ndeshjes.

Top Channel