SHBA-Kinë, Jinping: Besim reciprok

16/02/2012 04:39

Në ditën e dytë të vizitës së tij në SHBA, ZëvendësPresidenti kinez Xi Jinping u takua me krerët e Kongresit dhe në një takim të mëvonshëm u tha udhëheqësve të biznesit se Kina dhe Shtetet e Bashkuara duhet të punojnë në një drejtim për të ndërtuar besim reciprok.

Në një fjalim në Uashington sponsorizuar nga Këshilli i biznesit SHBA-Kinë, Xi Jingpin tha se marrëdhëniet midis dy fuqive botërore ishin “në një pikë fillimi të re historike, në këtë dekadë të dytë të shekullit të 21”.

“Ne duhet të bëjmë një përpjekje të rëndësishme drejt mirëkuptimit të ndërsjelltë dhe besimit strategjik”, tha Jingpin, duke mbrojtur politikat ekonomike kineze që janë etiketuar të padrejta nga qeveria amerikane.

Të dy vendet duhet të veprojnë për “të reduktuar keqkuptimet dhe dyshimet” nëpërmjet komunikimit të afërt, tha ai. Më herët, ai u takua me liderët e Kongresit nga Senati dhe Dhoma së Përfaqësuesve në Capitol Hill.

Vizita e zv.presidentit kinez në Uashington përfshinte takimin në Shtëpinë e Bardhë me presidentin Barak Obama, Zëvendëspresidenti Joe Biden dhe zyrtarë të tjerë të lartë, duke siguruar një shans për udhëheqësit amerikanë për të vlerësuar atë që supozohet lideri i ardhshëm i Kinës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA