Ndonëse rezultatet e referendumit në veri për serbët kanë qenë ashtu siç ishte pritur kundër institucioneve të Kosovës, për Serbinë ky referendum mbetet i pakuptimtë.

Shefi i grupit negociator serb në bisedimet me Kosovës, Borisllav Stefanovic, ka theksuar se ky referendum nuk do të ketë asnjë rezultat në procesin e bisedimeve dhe politikat e Serbisë, përveç faktit që, sipas tij, do të rëndoj pozitën e Serbisë në një plan ndërkombëtar.

Deklaratat e Stefanovic i bashkohen atyre të presidentit, Boris Tadic, dhe zyrtarëve tjerë që janë shprehur kundër referendumit.

Serbia gjatë këtyre ditëve referendum ka bërë edhe fushatë kundër tij duke vlerësuar se kjo do të tregoj se sa qytetarë dëgjojnë shtetin e sa liderët lokal.

Sipas Stefanovic, ky referendum ka qenë partiak dhe ka dërguar porosinë se serbët nuk arrijnë të merren vesh as me shtetin e tyre dhe e ka vënë Serbinë në pozitën që të sqaroj këto vendime.

Por, siç ka thënë ai, dialogu është mënyra e vetme e zgjidhjes së problemeve dhe do të vazhdojë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA