
Vitali Klitshko dhe Derek Çisora janë në përgatitjet e fundit në prag të ndeshjes mes tyre që do të zhvillohet këtë fundjavë në Mynih. Boksieri britanik do të kërkojë që t’i rrëmbejë ukrainasit titullin kampion bote në kategorinë ËBC dhe premtoi se do ta hedhë atë në Knock Out.
Madje në një intervistë të tij për median, Çisora bëri një parashikim për rezultatin final të kësaj përballje duke deklaruar se do ta mundë Klitshkon në raundin e tetë të takimit, fjalë që u pasuan me ironinë e boksierit ukrainas.
‘Çisora tha se do të më mundë me Knock Out në raundin e tetë. E falenderoj sepse më la shumë kohë në dispozicion. Do të kërkoj që deri në raundin e tetë të shfrytëzoj të gjitha mundësitë që do të më jepen”, tha Klitshko.
Derek Çisora fillimisht kishte vendosur të përballej me Vladimir Klitshkon, por ky i fundit u detyrua të tërhiqej, ndërkohë që vendin e tij e mori i vëllai Vitali për të cilin kjo mendohet të jetë një prej sfidave të fundit në karrierën e tij.
Top Channel