Milan prezanton Muntarin

16/02/2012 16:45

Pasi ka përfunduar Kupa e Afrikës ku luajti për Ganën, Sulley Muntari është gati për tu vënë në dispozicion të Milanit.

“Jam shumë i kënaqur që jam tek Milan, dua të luaj mirë dhe të fitoj me këtë skuadër”, u shpreh ish-mesfushori i Interit në deklaratat e tij të para si futbollist kuqezi.

“Ky është një hap i madh në karrierën time sepse Milani është ekipi më i madh në botë, ka fituar më shumë trofe se të gjithë të tjerët”, shtoi Muntari.

Ganezi është shumë entuziast për aventurën e tij të re: “Unë do të vihem në dispozicion të ekipit dhe do të jetë Allegri ai që do të vendosë nëse do të luaj dhe ku do të luaj.”

Sulley Muntari ka zhvilluar të enjten edhe stërvitjen e parë me Milanin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA