Kuvendi i Kosovës është mbledhur të enjten në një seancë solemne për të kremtuar katër vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, të njohur deri më tani nga 87 shtete të botës.

Kreu i Kuvendit, Jakup Krasniqi, është shprehur se shpallja e pavarësisë në këtë sallë ishte një akt historik dhe sublimues i luftrave të shumë brezave.

”Mosha e shtetit tonë është e re, por ideali i popullit tonë për liri është shumë i vjetër. Duhet të mësojmë fëmijët, të duan vendin e shenjtë, por edhe të përgatiten për të bërë vepra të mëdha për të. E ardhmja është në duart tona, duhet ta ndërtojmë atë”, u shpreh Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Ndërsa në fjalimin e saj, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, deklaroi se në katër vite të ekzistencës, Kosova është bërë faktor paqeje në rajon dhe më gjerë.

”Ne jemi faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon dhe më gjerë, që zhvillojmë marrëdhënie bilaterale dhe fqinjësore duke dhënë shembull të mirë bashkëpunimi e respekti reciprok”, tha Jahjaga.

Kryeministri Hashim Thaçi u shpreh se Kosova po punon në rrugën e saj të integrimit euro-atlantik dhe se do të jetë vend i të gjithë qytetarëve pa dallim etnije a feje: ”Sot, Kosova është shtet më i konsoliduar, me institucione të qëndrueshme, një shtet ligjor, me qeverisje të mirë dhe një respektim shembullor të komuniteve. 87 shtete na njohin dhe kemi hapur procesin e dialogut të liberalizimit të vizave”.

Drejtuesit e institucioneve kryesore në vendkujtuan më këtë rast dhe sakrificën e komandantit të UÇK-së, Adem Jashari, presidentin Ibrahim Rugova, e shumë të tjerë, që dhanë gjithçka që Kosova të arrijë të bëhet shtet.

Në këtë seancë solemne u falënderuan Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendet e BE-së dhe NATO-s, për ndihmën e madhe që dhanë në këtë drejtim.  

Festa për katër vjetorin e pavarësisë së Kosovës, më 17shkurt, do të mbahet në të gjitha qendrat e Kosovës, ndërsa manifestimi kryesor mbahet në Prishtinë, ku Forca e Sigurisë së Kosovës do të parakalojë para qytetarëve.

Ndërsa, me vendim të Ministrit të Arsimit, Ramë Buja, ora e parë e mësimit ditën e hënë do t’i kushtohet shpalljes së pavarësisë dhe përpjekjes shekullore të popullit të Kosovës për shtet të pavarur dhe sovran.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA