Koreja feston 70-vjetorin e Kim Jong il

16/02/2012 08:40

Koreja e Veriut po shënon 70-vjetorin e lindjes së liderit Kim Jong il, ditë të cilën e ka pagëzuar me emrin “dita e yllit që ndrin”.

Pavarësisht motit të akullt, persona të shumtë janë mbledhur që në orët e para të mëngjesit të së enjtes në sheshin kryesor të Penianit, Kim Il sung.

Ata kanë vendosur “kimjongilia” lamtumire si dhe lule të tjera pranë portretit të tij. Aktivitete që do të ngrenë lartë figurën e Jong Il, që vdiq nga një atak në zemër në dhjetor të vitit 2011, janë organizuar në javët e fundit.

Koreja e Veriut deklaroi të mërkurën se e ka vlerësuar ish-liderin e saj me titullin më të lartë të Kryekomandantit, e njëjta gradë që mbahej nga babai i tij, që themeloi dhe shtetin dekada më parë.

Një statujë prej bronzi, e lartë 6 metra me liderin e ndjerë duke kalëruar pranë babait të tij Kim Il sung, gjithashtu i hipur në një kalë, u zbulua të martën.

Një seri artikujsh përkujtimorë janë shpërndarë dhe atribute të tjera janë kryer që nga vdekja e tij. Këtu përfshihen një parullë gjigande e vendosur në faqen e një mali, pulla poste, medalje dhe monedha ari e argjendi që mbajnë imazhin e tij.

Përkujtime emocionale u përcollën edhe nga prezantuesja e televizionit shtetëror koreano-verior mëngjesin e së enjtes, ku u transmetuan edhe pamje të liderit teksa kujdesej për popullin e tij. “Nuk ka liderë të tjerë në botë si gjenerali”, deklaroi prezantuesja e vjetër teksa fliste në televizion.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA