Kina, nismë për zgjidhjen e krizës siriane

16/02/2012 15:40

Kina do të ndërmarrë një nismë për zgjidhjen e krizës siriane, nëpërmjet dërgimit të një prej funksionarëve më të lartë të vendit në Damask.

Zëvendëskryeministri Zhai Jun do të mbërrijë në kryeqytetin sirian ditën e premte dhe do të takohet personalisht me presidentit al-Assad.

Kina u përball me kritika të ashpra ndërkombëtare, pasi vendosi veton kundër një rezolute perëndimore që dënonte shtypjen brutale dhe kërkonte marrjen e masave të ashpra kundër regjimit autoritar të Damaskut.

Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të votojë gjatë javës për të dënuar dhunën e qeverisë siriane, por nisma do të mbetet formale, pasi asnjë sanksion nuk mund të vendoset pa aprovimin e Këshillit të Sigurimit.

Zyrtarisht, Kina zbaton politikën e mosndërhyrjes në çështjen e vendeve të tjera. Megjithatë, ndërsa roli i vendit komunist në politikat botërore ka ardhur në rritje, vendi ka rritur shkallën e përfshirjes.

Siria është një vend me të cilin superfuqia aziatike ka marrëdhënie të ngushta strategjike, prandaj një nismë për paqësimin e situatës mund të ndikojë për të shmangur ndërhyrjen perëndimore në këtë rajon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA