Kalendari i MotoGP
16/02/2012 00:00
Çmimi i Madh i Portugalisë do të jetë pjesë e Botërorit të ri të MotoGP. Federata Ndërkombëtare e Motociklizmit zyrtarizoi kalendarin për ketë eveniment ku bën pjesë edhe gara që do të mbahet në Estoril.
Vetëm përpara pak javësh drejtuesit e Dornës vunë në dyshim zhvillimin e kësaj gare për shkak të problemeve financiare, madje u hodh edhe hipoteza e anulimit të saj. Por në fund drejtuesit e FIM miratuan praninë e këtij Cmimi të Madh që do të zhvillohet në 6 maj.
Pista e Estorilit është historike në Botërorin e MotoGP dhe është pjesë e këtij kampionati që nga viti 2000. Ndërkohë sezoni i ri do të nisë në 8 prill me Çmimin e Madh të Katarit dhe do të mbyllet me 11 nëntor me garën e Valencias.
Top Channel