Juani ndihmon SHBA-në

16/02/2012 00:00

Pa shumë zhurmë, vlera e monedhës kineze është rritur ndjeshëm përgjatë
një viti e gjysmë, duke shtyre ekonomistët të pyesin nëse kursi i
këmbimit vazhon të mbetet çështja më e rëndësishme ekonomike për Shtetet
e Bashkuara në raport me Kinën.

Rritja e juanit me 12% qe prej qershorit 2010 dhe 40% krahasuar me 2005-sen, i ka ndihmuar kompanite amerikane te reduktojne efektivisht koston e produkteve te tyre ne Kine. Dy vitet e fundit, eksportet e Shteteve te Bashkuara drejt vendit komunist jane rritur ndjeshem. Juani vazhdon te mbetet i zhvleresuar perballe monedhave te tjera.

Por ekonomiste e lidere te biznesit besojne se ceshtje te tjera si vjedhja e prones intelektuale apo barrierat per te hyre ne tregjet kineze, kane tani me shume influence mbi ekonomine amerikane. Gjate takimit me zevendespresidentin kinez Xi Jinping ne Shtepine e Bardhe, Barak Obama diskutoi monedhen si nje prej praktikave te tregtise qe shqeteson Shtetet e Bashkuara.

“Ai takim dhe komentet e forta publike te numrit dy te administrates, Joe Biden, ishin vazhde e fushates tre vjeçare per te bindur lideret kineze se nje monedhe me e fuqishme eshte ne interesin e tyre. progres ka patur, por nuk eshte i mjaftueshem”, pohoi Lael Brainard i Departamentit te Thesarit. “Megjithate,- shtoi ai,- ne nuk do te heqim dore nga perpjekjet tona”. Zyrtare te administrates amerikane dhe anetare te kongresit kane zgjedhur te mos e theksojne publikisht rritjen e vleres se juanit, sepse me sa duket duan ta vazhdojne presionin mbi Kinen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA