Irani kërkon bisedime

16/02/2012 21:00

Irani është i gatshëm të rinisë bisedimet me Perëndimin përsa i përket programit të tij bërthamor.

Kështu shkruan CNN duke saktësuar se është vënë në zotërim të kopjes së një letre që presidenti iranian, Mahmoud Ahmadinejad i ka nisur Bashkimit Europian, ku shprehet gatishmëria e Teheranit për të rinisur bisedimet me vendet e Europës Perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara për programin e tij bërthamor.

Kthesa e beftë e Ahmadinejad mbërrin pak ditë pas njoftimit se Irani prodhoi të ashququajturat “centrifuga të gjeneratës së katërt” të afta të pasurojnë më shpejt uraniumin.

Teherani thekson se programi i tij bërthamor ka synime paqësore, por Shtetet e Bashkuara dhe Aleatët këmbëngulin se Irani po synon prodhimin e një bombe bërthamore dhe pikërisht për këtë kanë vendosur një sërë sanksionesh ndaj Republikës Islamike, ku më të fundit qendronin në bllokimin e të gjitha veprimeve financiare në tregjet ndërkombëtare të Bankës Qendrore Iraniane, sanksione këto që kanë rritur ndjeshëm inflacionin në Iran.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA