Inter pa Milito dhe Stankovic

16/02/2012 15:10

Diego Milito dhe Dejan Stankovic do të mungojnë në ndeshjen që Interi do të luajë të premten në mbrëmje ndaj Bolonjës, të vlefshme për Serinë A.

Sulmuesi argjentinas dhe mesfushori serb vuajnë nga një gjendje gripale dhe nuk janë grumbulluar nga Claudio Ranieri për takimin e San Siros.

Mungesa të tjera për zikaltërit, që nuk po kalojnë një moment aspak të mirë në kampionatin italian, janë edhe Alvarez e Samuel. Ndërkohë që do të jetë i gatshëm portieri Julio Cesar, i cili kishte disa probleme me bërrylin gjatë kësaj jave.

Ja lista e të grumbulluarve nga Claudio Ranieri:

Portierë: Julio Cesar, Castellazzi, Orlandoni

Mbrojtës: Cordoba, Zanetti, Lucio, Maicon, Ranocchia, Chivu, Faraoni, Nagatomo

Mesfushorë:
Sneijder, Palombo, Poli, Cambiasso, Obi

Sulmues:
Pazzini, Forlan, Zarate, Castaignos 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA