Edhe pse Athina rikonfirmoi angazhimin e saj për masat e ashpra
anti-krizë, ministrat e Financave të Eurozonës vunë një tjetër kusht për
dorëzimin e paketës së dytë të ndihmës.

Ajo qe ata kerkuan ne telekonferencen 3 orëshe ishte një kontroll me i thelluar i situates ekonomike në Greqi dhe një verifikim i kujdesshem i planeve për shkurtime buxhetore. Blloku i monedhes se perbashket e lavderoi progresin e konsiderueshem te Athines, por kerkon me shume detaje, perfshire kalendarin e plote te menyres sesi masat anti-krize do te implementohen.

Pavaresisht zhvillimeve te fundit, skenari i krizes se euros nuk ka ndryshuar shume pergjate vitit qe lame pas. “Edhe nese zhbllokohet paketa 130 miliarde euroshe,- thone analistet,- agonia e Greqise nuk do te perfundoje”. Edhe pse pesha e rende e borxhit te ketij vendi do te reduktohet, ritmi i pameshirshem i verifikimeve te rregullta te trojkes dhe mosmarreveshjet e helmeta mbi shlyerjen e huase do te vazhdojne.

Ngjarjet e kesaj periudhe nuk kane bere praktikisht asgje per te rrenjosur besimin se greqia papritur do te filloje t’i mbaje premtimet e saj. 43 deputete u perjashtuan nga radhet e partive te tyre pse votuan kunder qeverise Papademos. Kerkesa qe udheheqesit e partive kryesore greke te ndjekin rrugen e shkurtimeve pavaresisht rezultatit te zgjedhjeve te ardhshme, mund te provohet shkaterrimtare kur fushata me ne fund te nise.

Keshtu qe Eurozona, me te gjithe gjasat do te vazhdoje te perballet me te njejten pyetje te vjeter: a jemi te gatshem te vazhdojme te mbajne me para Greqine? Ngurrimi qe po demonstrojne kohet e fundit tregon se edhe lidereve europiane po u soset durimi dhe linja qe ndoqen ne negociatat e kesaj jave, ishte shume me e rrepte nga sa pritej. Dhe shume mendojne se kjo ndihme qe po i jepet Athines thjesht zgjat agonine e vonon falimentimin, por nuk e shmang ate perfundimisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA