Britania rrezikon të drejtën e vetos në OKB

16/02/2012 16:40

Shpallja e pavarësisë së Skocisë nga Britania e Madhe mund të sjellë pasoja të rënda për unionin në aspektin ndërkombëtar, në të njëjtën kohë që do të vendoste në pikëpyetje vendin e përhershëm të britanikëve në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Këtë e tha vetë Kryeministri i Britanisë, David Cameron, që mbajti një fjalim të ndjerë kundër pavarësisë, nga kryeqyteti i Skocisë, Edinburgu.

Megjithatë, shkëputja do të sillte rrjedhoja të rënda edhe për vetë Skocinë. “Vendi i përhershëm në Këshillin e Sigurimit, antarësimi në BE, lidershipi ynë në NATO, potenciali ynë bërthamor dhe forcat tona të armatosura i përkasin Mbretërisë së Bashkuar si një e vetme. Skocia nuk mund të vazhdojë t’i gëzojë ato si një shtet i pavarur”, paralajmëroi Cameron.

Kryeministri i Skocisë, Alex Salmonds, është një mbështetës i flaktë i idesë së krijimit të një shteti të pavarur skocez, në veri të Anglisë.

Vendi me 5,2 milionë banorë është i vendosur që të mbajë një referendum, në të cilin do t’i kërkohet njerëzve të votojnë pro ose kundër pavarësisë, në vitin 2013 ose 2014.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA