Bisedimet e paqes, Karzai në Pakistan

16/02/2012 00:00

Presidenti afgan Hamid Karzai ndodhet në Pakistan për të zhvilluar një
seri bisedimesh, në përpjekje për të sjellë talebanët në proçesin e
paqes.

Karzai ka të ngjarë që të heqë dorë nga deklaratat se personeli i ushtrisë pakistaneze vazhdon të mbështesë grupet rebele.

Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad pritet t’i bashkohet takimit më vonë gjatë ditës, për të diskutuar mbi çështjet që kanë të bëjnë me tregtinë mes vendeve.

Më herët lideri afgan tha për “Wall Street Journal” se i kishte filluar bisedimet me talebanët për vendosjen e paqes.

“Ka pasur kontakte mes qeverisë amerikane dhe talebanëve, si dhe mes qeverisë afgane dhe guerrilasve”, tha Karzai në një intervistë të publikuar të enjten.

Presidenti, sipas gazetës prestigjoze amerikane, vlerësoi se përfshirja e Pakistanit në këtë proçes do ta bëjë atë më të lehtë.

SHBA, Afganistani dhe talebanët janë përfshirë në një proçes për të shqyrtuar mundësinë e bisedimeve për paqen, të cilat ka gjasa të mbahen në Katar.

Gazeta raportoi se zoti Karzai refuzoi të bënte publike detaje të këtyre bisedimeve dhe nuk është e qartë nëse kontaktet me talebanët kanë avancuar nga hera e fundit që u raportua.

Lideri afgan mbërriti në Islamabad në orët e para të mëngjesit dhe nuk vonoi të takohej me kryeministrin Yousuf Raza Gilani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA