Agjensia e specializuar e vlerësimeve ekonomike, “Moody”, paralajmëroi 17 banka dhe institucione të rëndësishme financiare se janë në rrezik zhvlerësimi.
Sipas kompanisë, “Morgan Stanley”, “UBS” dhe “Credit Suisse”, rrezikojnë një zhvlerësim deri në tre pikë, nëse nuk do të ndërmarrin masa të menjëhershme.
Në një raport të përmuajshëm, agjensia vlerësoi se “vlerësimi aktual për shumë banka dhe institucione nuk i përshtatet krizave që i rezervon tregu aktual”.
Nëntë prej bankave në rrezik zhvlerësimi kanë qendrën në Europë, përfshi Barclays, HSBC dhe RBS.
Ndërkohë, BNP Paribas, Credit Agricole, Deutsche Bank, HSBC Holdings dhe Goldman Sachs u lajmëruan se vlerësimi për to mund të rishikohet me dy pikë.
Bie në sy fakti që edhe Banka e Amerikës mund të vuajë nga një zhvlerësim prej një pike. Një vlerësim më i ulët do të thotë për bankat se kostoja e huamarrjes do të rritej.
Top Channel