Siri, referendum për ndryshime kushtetuese

15/02/2012 16:30

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, përzgjodhi datën 26 shkurt për mbajtjen e një referendumi kombëtar, mbi ndryshimet e propozuara kushtetuese, në atë që konsiderohet si lëshimi më serioz i autoriteteve deri tani.

Midis ndryshimeve kryesore, përfshihet edhe heqja e asaj pike që sanksionon Sirinë si një shtet “njëpartiak”, duke i dhënë Partisë së Bath rolin e “lideres në shtet dhe në shoqëri”.

Megjithatë, opozita ka bërë të qartë se do të refuzojë çdo lëvizje të mundshme politike, ndërsa ndaj civilëve dhe mbështetësve të saj vazhdohet të kryhen sulme sistematike ushtarake, që po shkaktojnë dhjetëra viktima çdo ditë.

Më parë gjatë të mërkurës, një shpërthim goditi një naftësjellës në Homs, qytetin e shndërruar në simbol të rezistencës kundër regjimit despotik të Assad.

Në 11 muajt e krizës, nismat politike të Damaskut zyrtar për zgjidhjen e krizës kanë qenë të pakta dhe janë kufizuar në premtimin për ndryshimet kushtetuese dhe në heqjen e ligjit të gjendje së jashtëzakonshme, i cili i jepte partisë së Bath një pushtet të pakufizuar që prej revolucionit të vitit 1962.

Sipas organizatave për të drejtat e njeriut, më shumë se 7 mijë persona kanë humbur jetën në Siri, që prej fillimit të revoltave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA