
Kombëtarja shqiptare ka humbur një tjetër pozicion në renditjen e përgjithshme të FIFA-s. Për këtë muaj kuqezinjtë zbresin në vendin e 78 me 452 pikë.
Edhe pse ka dy pikë më shumë në krahasim me renditjen e muajit të kaluar, kombëtarja ka zbritur në klasifikim për shkak të fitimit të pozicioneve nga skuadra të tjera, si Haiti dhe Kanadaja.
Ndërkaq, vendi i parë në renditje edhe për këtë muaj mbahet nga Spanja me 1566 pikë, ndjekur nga Gjermania që spostoi Holandën në vendin e tretë. Tulipanët ndiqen nga Uruguaji dhe Anglia në vendin e katërt dhe të pestë. Një pozicion fitoi edhe Portugalia që u ngjit në vendin e gjashtë duke lënë pas Brazilin në vendin e shtatë. Italia, Kroacia dhe Danimarka plotësojnë “top 10” përkatësisht në vendin e 8, 9 dhe 10. Jashtë “top 10” qendron Argjentina e cila për këtë muaj renditet e 11-ta.
Top Channel