Pilotët: Na ndihmoni, t’ju ndihmojmë

15/02/2012 00:00

Rreth 38 persona në zonat e bllokuara nga bora, kryesisht gra shtatzëna
dhe fëmijë, kanë arritur të marrin deri tani ndihmën e duhur mjekësore,
duke u transportuar në kohë në spital nga njësia e helikopterëve të
Ministrisë së Shëndetësisë.

Por në disa raste misioni nuk është përmbushur, siç ndodhi të mërkurën në komunën Arrën të Peshkopisë, kur helikopteri është kthyer mbrapsht si pasojë e kushteve të këqija të motit.

“Deri më tani kemi marrë 5 njoftime por urgjent ishte rasti në Arren ku ishte një grua shtatzënë, ishte në ditët e fundit, nuk e morëm dot, kishte mjegull. Më i vështiri ka qenë një rast në Radomir ku kemi marrë një grua shtatzënë dhe ishte fat pasi për pak sekonda do bllokoheshim dhe ne atje, bashkë me të sëmurën, nuk do të binim dot këtu”, thotë piloti Albert Xhafaj.

Një tjetër pengesë që hasin pilotët gjatë udhëtimit të tyre drejt komunave që kanë emergjenca shëndetësore është dhe dërgimi me vonesë i pacientëve pranë helikopterit, gjë që shpesh herë ka vënë në rrezik jetën e tyre.

Për këtë arsye, shefi i Njësisë së Helikopterëve të Shëndetësisë Albert Xhafaj i ka bërë apel banorëve dhe pushtetit vendor të bashkëpunojnë me pilotët me qëllim që misioni të përmbushet me sukses.

“Që nga pragu i derës e deri tek helikopteri nëse distanca është, le të themi 30 metër, duhet gjysmë ore të përshkohet. I bëjmë thirrje kryetarëve të komunave dhe njerëzve përgjegjës për këtë punë që të saktësojnë fshatin komunën dhe lagjen po pati mundësi, në ato zona ku ka të sëmurë, familjarët e tyre bashkë me njerëzit të solidarizohen dhe të bëjnë një shenjë aty pranë”, shton piloti Albert Xhafaj.

Kryepiloti i Njësisë së Helikopterëve të Ministrisë së Shëndetësisë ka theksuar se grupi i pilotëve është në kontakt te vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë dhe drejtuesit e tjerë të lartë të këtij dikasteri, por probleme paraqiten në terren atje ku dhe ndërhyrja nga ajri shpeshherë vështirësohet nga kushtet e këqija të motit, duke i detyruar pilotët të udhëtojnë sërish drejt zonave të cilat kanë nevojë për ndihmë.

Ndërpriten fluturimet

Situata në veri të vendit është paraqitur e mirë gjatë mëngjesit të së mërkurës, por ajo vështirësuar ndjeshëm për shkak të rifillimit të reshjeve të dëborës në mesditë duke bërë të pamundur edhe vazhdimin e operacioneve të ndihmës nga ajri.

Helikopterët e ushtrise mundën te kryejne fluturime vetem drejt Shalës dhe Shoshit, duke përfunduar operacionet e mëngjesit, por duke anulluar ato të parashikuar në komuna te tjera te vendit gjate dites.

Sipas Shtabit te Emergjencave Civile ne vend nuk eshte paraqitur asnje urgjence mjekesore per te merkuren, nga zonat e bllokuara nga debora, por jane tranpsortuar me helikoptertet e Ministrise se Shendetesise disa te semure per sherbime mjekesore me te specializuara ne Tiranë.

Sipas Qendrës Kombëtare Operacionale, situata ne akset rrugore paraqitet e veshtire ne aksin Ulez-Burrel – Bulqize- Peshkopi, qe eshte i kalueshem me veshtiresi edhe duke perdorur zinxhiret.

Eshte normalizuar segmenti Tiranë-Shkodër – Hani Hotit, i cili eshte i kalueshëm pa vështirësi, si edhe ajo Elbasan Korçë- Kapshtice i cili kalohet pa veshtiresi. Situata vazhdon te jete e njejte me ate te nje dite me pare. Pervec rrugeve nacionale, zonat rurale vazhdojne te jene te izoluara.

Ne disa fshatra te dukagujinit mungon energjia elektrike dhe per paosje nuk ka edhe asnje mundesi komunikimi me banoret per shkak te nmderperrejs se sherbimit telefonik celular.
 
Sipas Komitetit te Emergjences, autokolona e Forcave të Armatosura eshte dislokuar ne Kukes me 25 mjete per te realizuar operacionet e percaktuara nga Shtabi i Emergjences dhe Komiteti Nderministror.

Nderkohe qe edhe pse vazhdon intesisvisht puna per zhbllokimin e situates ne rruget rurale dhe komunale ne zonat, ku eshte shpallur gjendja e jashtezakonshme, ende nuk ka ndonje komune te dale nga izolimi, per shkak edhe te reshjeve te mesdites. 

Top Channel