Përmirësohet moti, fundjava e ftohtë

15/02/2012 00:00

Sikurse ishte parashikuar, mesjava ka risjellë reshje shiu dhe bore në zonat malore por ato kanë qenë me intensitet të dobët.

Për rreth një orë, reshje në formë shiu bore janë regjistruar dhe në kryeqytet. Meteorologia Elvira Qilimi nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak tha se duke nisur nga dita e enjte në mesditë, reshjet do të ndërpriten dhe në mbarë vendin moti do të jetë i kthjellët e me vranësira të lehta.

Sipas meteorologëve, në ditët në vazhdim, temperaturat do të vijojnë të jenë të ulëta kryesisht në mëngjes, nën zero në zonat malore dhe kodrinore dhe deri në 2-3 gradë Celsius në zonat e ulëta e në bregdet.

Por duke nisur nga e hëna e ardhshme, do të rikthehen sërish reshjet e shiut e borës, ndërsa temperaturat do të pësojnë rritje të lehtë me 2-3 gradë Celsius.
 

Top Channel