Pas anullimit te samitit te Eurogrupit, Athina zyrtare ka vetem disa ore
ne dispozicion per te mbyllur marreveshjen me partneret e saj europiane
per marreveshjen e kredise dhe reduktimin e borxhit.

Por perpjekjet e saj zhvillohen ne nje klime mosbesimi teper te rende per te, nga liderët e Eurozonës. Pavaresisht se Greqia miratoi paketën masave te ashpra financiare ne parlament,Brukseli vendosi dy kushte ndaj saj, angazhimin me shkrim te dy udheheqesve te partive te koalicionit, Papandreu dhe Samaras se nuk do te ndryshojne politiken e tyre, pavaresisht se kush fiton zgjedhjet e ardhshme, si dhe specifikimin e kerkeses se trojkes se ku do të gjenden 325 milionë euro shtesë, me qëllim që të mbyllet përfundimisht programi i ri ekonomik.

Sipas burimeve qeveritare propozimi i besueshem qe permban pergjigjjen e ketyre dy çeshtjeve teknike do te paraqitet ne telekonferencen e mbremjes se ministrave te Eurozones. Por partneret europiane jane te dyzuar ne vendimet e tyre per Greqine per arsyen se ekonomia e vendit shenoi nje tkurrje prej 7% ne tremujorin e fundit te 2011, sistemi politik eshte i pavendosur per zbatimin e masave te reja, reformat kundershtohen hapur nga miliona greke, ndersa protestat e se dieles ne Athine ishin me te dhunshme se kurre.

“Krijoni qeveri teknike dhe mos zhvilloni perkohesisht zgjedhje”, keshillon Athinen kryeministri italian Mario Monti qe sjell shembullin e vendit te tij. Koha po mbaron për Greqinë sepse ne se nuk merr paketen e shpetimit, nuk mund te paguaje ne 20 mars borxhe me nje vlere prej 14.5 miliard euro dhe do te perballet me nje falimentim kaotik.Dy udheheqesit me te larte te BE-së, Herman Van Rompuy dhe Jose Manuel Barroso kane deklaruar edhe njehere se do behen te gjitha perpjekjet per ta mbajtur solid bllokun e 17 vendeve te Eurozones.

Por nderkohe ne Greqi reagime ka ngjallur nje artikull i gazetes britanike ‘The Telegraph’, sipas se ciles  nga çdo euro e paketes se shpetimit qe do i japin europianet Athines, 40 cent do shkojne ne arkat e kreditoreve te huaj, 18 cent ne BQE, 23 cent tek bankat greke dhe organizmat financiare dhe vetem 19 cent do ngelen per te rivene ne levizje ekonomine tashme te paralizuar te vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA