Obama, më popullor se kurrë

15/02/2012 17:50

Rimëkëmbja e ekonomisë dhe ringjallja e punësimit, si dhe ndasitë mes kandidatëve republikanë kanë rritur popullaritetin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama.

Sondazhi i fundit i “New York Times” dhe “CBS” tregon se si pozita e presidentit ndodhet në një moment tepër të rëndësishëm.

Për herë të parë që nga maji i vitit 2010 kuota e amerikanëve që aprovojnë veprimet e tij ka arritur në 50 për qind.

Ndërsa zonja e parë Michelle Obama ndodhet në një pozitë më të mirë, me popullaritetin në kuotën 66 për qind.

Pak ditë më parë presidenti amerikan deklaroi se e meritonte një mandat të dytë për të qeverisur Shtetet e Bashkuara.

Ndërsa një sondazh i publikuar fundjavën e kaluar tregonte vazhdimin e momenteve të lavdisë për katolikun ultrakonservator Rick Santorum.

Sondazhi i kryer nga Public Policy Polling tregonte se, për herë të parë që nga nisja e betejës së nominimit, ish-senatori i Pensilvanisë ndodhej në krye me 38 për qind të popullaritetit në rang kombëtar.

I dyti, por me distancë të gjatë, ndodhej Mitt Romney, me 23 për qind të preferencave, i ndjekur nga Neët Gingrich me 17 për qind.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA