Pa marrë ende dëmshpërblimet e përmbytjeve të vitit të kaluar dhjetëra
biznese në zonën e Nënshkodrës, kanë marrë një goditje të re nga dëbora e
këtyre ditëve duke shkuar në falimentim.

Anton Jaku, një nga përsonat e shumtë ne komunën Dajç, i cili të gjitha parate e fituara në emigrim i ka investuar në rritjen e pemëve dekorative. Ai shprehet se mosdhënia e dëmshpërblimit për bizneset që merren me bimët dekorative nga përmbytjet e vitit të kaluar dhe dëmi që u shkaktua nga dëbora gjatë këtyre ditve ka bëre që ai të shpallë falimentin.

“Dje isha te Tatim-Taksat dhe shpalla falimentimin e biznesit, sepse pas 6 vitesh që investova në Shqipëri, i gjithë mundi që e solla nga Italia më shkoi dëm”, thotë Jaku.

Komuna e Dajçit është komuna me e madhe e zonës së Nënshkodrës dhe 70% e popullsisë në këto anë kanë krijuar biznese familjare që merren me rritjen e pemëve dekorative. Ky lloj biznesi është kthyer prej vitesh në një traditë dhe mënyrë jetese për banorët e Dajçit.

Si ky biznesmen ka shumë në zonë e Dajçit që e ndien veten të falimentuar nga fatkeqësitë natyrore dhe nga mungesa e dëmshperblimit. Pas përmbytjeve masive të një viti më parë, dëbora i ka kryqezuar banoret e Nenshkodres dhe te gjitha bizneset e kesaj zone. Nje pjese e madhe e bizneseve kane shpallur falimentin, pasi debora ka shkaterruar tere biznesin dhe ata nuk jane kompensuar ende per miliona dollarë dëme që iu shkaktuan një vit më parë nga përmbytjet.

Herë të dëmtuar nga përmbytja, herë nga dëbora dhe fakti që banorët nuk kanë marrë dëmshpërblimin për herën e fundit, ka bërë që shumë biznese kryesisht për bimët dekorative të shpallin falimentin.

Top Channel