Maradona: Ëndërroj të drejtoj Napolin

15/02/2012 11:15

Diego Armando Maradona, në një intervistë për ‘Corriere dello Sport’, është shprehur se ëndrra e tij është të bëhet një ditë trajner i Napolit.

Por, ish-legjenda argjentinase e futbollit shtoi se problemet e tij financiare me Italinë nuk e lejojnë të ndërmarrë një hap të tillë. Maradona duhet t’i paguajë 40 milionë euro shtetit italian pas vendimit të një gjykate që e ka dënuar me këtë shumë për evazion fiskal.

“Napoli është një ëndërr e imja, por sa herë që shkel në Itali ndihem i persekutuar. Vendimi që është dhënë për mua ka qenë i padrejtë”, thekson tekniku i Al Ëasl.

Në shkurt të vitit 2005 Maradona është detyruar të paguajë 40 milionë euro për shkak të një parregullsie kontraktuale kur luante për Napolin. Kjo parregullsi, sipas gjykatës, i lejonte futbollistit të shmangte taksat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA