Kina: Do të investojmë ende në eurozonë

15/02/2012 08:30

Kina do të vazhdojë të investojë në borxhin publik të eurozonës. Këtë gjë e ka konfirmuar guvernatori i Bankës Qendrore kineze, Zhou Xiaochuan.

Ai ka shtuar se Pekini ka besim tek euro dhe në aftësinë e pjesëtarëve të eurozonës për zgjidhjen e krizës që i ka përfshirë.

Kjo siguri vjen pak pas vizitës së presidentit të BE-së, Van Rompuy, dhe të kreut të Komisionit Europian, Barroso.

Kryeministri kinez Wen Jiabao u takua me krerët europianë dhe diskutimet u mbështetën në investimet e Kinës në fondin e dorëzanisë për të ndihmuar kombet e gjunjëzuara nga borxhi.

“Vendet me borxhe të mëdha duhet të adoptojnë politika të duhura fiskale në përputhje me situatën e tyre të brendshme. Komuniteti ndërkombëtar nga ana tjetër duhet të vazhdojë të mbështesë në mënyrë aktive përpjekjet e BE-së për t`i bërë ballë krizës”, pati deklaruar Liu Weimin, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA