Ajo që Ahmadinejad e quajti “arritjen më të madhe në fushën bërthamore”, gjatë deklaratës me rastin e 33-vjetorit të revolucionit islamik, u prezantua ditën e mërkurë në Teheran.
Media shtetërore iraniane njoftoi se u vunë në punë centrifugat e cilësuara si “të gjeneratës së katërt”, të afta të pasurojnë shumë herë me shpejt uraniumin në krahasim me centrifugat normale.
Këto centrifuga janë prodhim i ndërtuar nga shkencëtarët iranianë të programit bërthamor në një central bërthamor në qendër të vendit. Ato, sic thotë media shtetërore, do të përdoren në Qendrën Kërkimore Nukleare të Teheranit, qendër kjo e specializuar vëcanërisht në kërkimet mjekësore.
Centrifugat e reja do të përdoren për krijimin e izotopeve për kurimin e kancerit dhe sipas medias iraniane, rreth 850 mijë të sëmurë kanë nevojë urgjente për këtë trajtim.
Perëndimi thotë se Teherani po përpiqet të ndërtojë bombën bërthamore, pretendim ky i kundërshtuar disa herë nga presidenti iranian Ahmadinejad.
Megjithatë këto kundërshti nuk e kanë penguar Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të ndërmarrin një varg sanksionesh ndaj Iranit, duke nisur që nga nafta e deri tek bllokimi i të gjitha veprimeve financiare të Bankës Iraniane në tregun ndërkombëtar.
Top Channel