Një zjarr masiv përfshiu një burg në Honduras, duke vrarë të paktën 272 të dënuar, konfirmuan burimet zyrtare.
Shumë prej viktimave u mbytën nga tymi në qelitë e tyre, ndërsa mediat vendase kritikojnë gardianët, për largimin e shpejtë nga qëndra e vuajtjes së dënimit, pa hapur paraprakisht qelitë.
Familje të të dënuarve janë dyndur në muret e burgut, në pritje të më shumë informacioneve rreth të dashurve të tyre. Disa dhjetëra të burgosur arritën të shpëtonin duke u ngjitur në çati e duke u hedhur prej saj, ndonëse shumica e tyre vuajtën fraktura dhe dëmtime të tjera të rënda.
Aktualisht, policia fajëson një qark të shkurtër elektrik për zjarrin, i cili u vendos nën kontroll nga zjarrëfikësit vetëm pas dy orësh nga fillimi i tij.
Disa të mbijetuar e kanë përshkruar zjarrin si një “ferr” të vërtetë. Ndërkohë, bilanci i viktimave është ende i paqartë, pasi disa të burgosur janë karbonizuar përtej njohjes dhe mund të identifikohen vetëm nga provat e ADN-së.
Top Channel